Shtohen thirrjet për liberalizim të vizave për Kosovën
Foto: br.de
Lajme

Shtohen thirrjet për liberalizim të vizave për Kosovën

Jeton Musliu/RTKlive

Çdo ditë e më shpesh, shtohen zërat nga ligjvënës gjermanë por edhe evropianë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë dhe se një vendim i tillë është shumë i vonuar.

I fundit në këtë listë por jo i vetmi është deputeti gjerman, Thomas Hacker.

Në një postim të Twitter ai ka shkruar lidhur  me lajmin se Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian, së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave.

“…Komisioni nuk duhet të çojë në diskutime të pafundme. Kosova ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë”, tha ai.

Sipas Hacker, me të drejtë Presidenca Çeke e BE-së po i përkushtohet kësaj teme.

Lidhur me këtë çështje gjatë kësaj jave në Kosovë do të vijë për vizitë ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. 



MË SHUME NGA Lajme