Fëmijët në TIFF ndjekin filmat e animuar të “Official Selection”
Kulturë

Fëmijët në TIFF ndjekin filmat e animuar të “Official Selection”

ATSH

Miqtë e vegjël të filmit të animuar, kanë mbushur sot poltronat e sallës së kinemasë, tek Liceu Artistik “Jordan Misja”. Fëmijët e kopshteve të Tiranës, kanë ndjekur programin e TIFF, dedikuar moshave deri në 10 vjeç, KIDs -10.

Ata kanë ndjekur 10 filma të shkurtër, të animuar, ndërsa fëmijë të moshës mbi 11 vjeç ndoqën filmat fiksion: “Women of Virtue”, “A Shared Path” dhe “Garfield Seashell”.

Njëkohësisht me filmat për fëmijë, në një tjetër lokacion, në Kinema Millennium, projektoheshin filmat e kategorisë “VIDEO ART & EXPERIMENTAL”. 9 filmat e shkurtër, eksperimentalë, ishin kryesisht prodhime europiane, përveç filmit “Happy Life” i kanadezes Amelie Hardy.

Nga kategoria “Feature” sot, në TIFF, u shfaq filmi “Man of Deeds” i regjisorit Paul Negoescu, bashkëprodhim rumuno-bullgar, i këtij viti.

Pas filmit (105’), po në Kinema Millennium u shfaq dokumentari “Infinity according to Florian” i ukrainasit Oleksiy Radynski nga kategoria Documentary/ Feature competition. Filmi është prodhim i vitit 2022, (70’).

Një tjetër dokumentar do të shfaqet sot në orën 18:00, po në Millennium. Dokumentari “Reconciliation” (Pajtimi) vjen në kategorinë Reflecting Albania dhe është bashkëprodhim slloven, serb, kosovar e malazez.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle