Budapest, Ahmeti e Sztaray flasin edhe për liberalizimin e vizave
Lajme

Budapest, Ahmeti e Sztaray flasin edhe për liberalizimin e vizave

RTKlive

Nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe Sekretarit të Shtetit të Hungarisë Peter Sztaray, sot në Budapest, u mbajtën konsultimet politike mes ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Hungarisë.

“Në konsultimet politike u trajtuan marrëdhëniet bilaterale, zbatimi i marrëveshjeve aktuale dhe arritja e marrëveshjeve të reja dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe transportit”, njofton zyra për informim MPJ.

Bëhet e ditur se gjatë diskutimeve, Ahmeti theksoi rëndësinë e procedimit të aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo organizatë për qytetarët e Kosovës.

Tema të tjera në këtë takim ishin edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe situata e krijuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën.


MË SHUME NGA Lajme