Filmi “Vera andrron detin” do të shfaqet nga sot në kinematë e kryeqytetit
Kulturë

Filmi “Vera andrron detin” do të shfaqet nga sot në kinematë e kryeqytetit

RTK

Filmi "Vera andrron detin" është bashke prodhim Kosove, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Premierën Botërore e ka pasur ne Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021. Prej atëherë, është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetëra çmime.

Vera është një përkthyese e gjuhës së shenjave në moshë të mesme, jeta e së cilës është ndërprerë nga vetëvrasja e të shoqit, i cili duhet të përballet me realitetin e papërpunuar të të shkuarit kundër çështjeve gjinore të rrënjosura thellë të kohës sonë.

Në rolet kryesore janë Teuta Ajdini, Alketa Sylaj, Refet Abazi etj Se fundi kishte premierën kombëtare ne Prifest.

Filmi do shfaqet edhe Prizren, Gjakove, Shkup dhe Tiranë. Ndërkohe filmi do të jetë pjesë e HBO Max, platformës amerikane të transmetimit të filmave, serialeve dhe kanaleve televizive.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle