A duhet të ndalet transmetimi i filmave të “Kinostudios”, debat në emision
Kulturë

A duhet të ndalet transmetimi i filmave të “Kinostudios”, debat në emision

Shqipe Gashi/RTKlive

Këtë të diel në orën 20:05, në emisionin “Voyage”në Radiotelevizionin e Kosovës, të autorit Korab Lecaj, do të trajtohet tema “Filmat e Kinostudios në sytë e Kosovës”.

Si kanë ndikuar këta filma te shqiptarët e Kosovës, gjatë periudhës së komunizmit?
A kanë qenë këta filma pamflet propagandistik të Enver Hoxhës?
A duhet të ndalet transmetimi i tyre sot në televizionet shqiptare?
Kush konsideron se ndalimi i tyre është censurë?
Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje  këtë javë në emisionin “Voyage”, ku do të diskutojnë regjisori Fadil Hysaj, aktori e regjisori nga Tirana Mevlan Shanaj, aktorja Aurita Agushi dhe kritiku i filmit, njëherësh ish-drejtori i Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle