Pacolli njofton për vizitën bashkë me ish- presidentët në Hagë
BKT
Foto: Begjet Pacolli/Facebook
Lajme

Pacolli njofton për vizitën bashkë me ish- presidentët në Hagë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kreu i AKR-së Begjet Pacolli ka njoftuar për vizitën që bashkë me ish presidentët shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, iu bënë në Hagë ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ai ka thënë se qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e luftës.

 “Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim dhe mbështetjës se tyre në përballjen me padrejtësinë që po u bëhet”, shkruar Pacolli në Facebook si mbishkrim mbi fotografitë ku shihet bashkë me ish- presidentët shqiptar dhe ish kryeministrin teksa kanë dalë nga objekti i Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ftesë nga kreu i AKR-së si organizator kishin edhe ish presidentët e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Fatmir Sejdiu të cilët nuk iu bashkuan kësaj vizite.


MË SHUME NGA Lajme