17:27 / 30.09.2022
Kosova vendos viza për shtetasit rusë
RTKlive
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendoset regjim i vizave për shtetasit e Rusisë.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se shtetasit rusë me pasaporta të rregullta, zyrtare, diplomatike si dhe ata që kanë leje qëndrimi biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen, do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës për hyrje, transit dhe qëndrim në Republikën e Kosovës.
Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se një vendim i tillë do të kontribuonte në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian.