Krasniqi: Protesta e ’97 lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme
Lajme

Krasniqi: Protesta e ’97 lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar, ora 12:00) Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se protesta studentore e 1 tetorit të vitit 1997, e cila u shndërrua në protestë gjithëpopullore, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

“Në ballë të kësaj proteste të madhe studentore, para 25 vitesh, do të gjendej Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Ejup Statovci, dhe personeli akademik, që bashkë me studentët e nën organizimin e UPSUP, shfaqeshin si kurrë më parë, të bashkuar, të vendosur dhe me një zë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit” , ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij  ngritja e mijëra qytetarëve atë ditë, dërgoi sinjalin e qartë tek secili se liria po zinte vend në zemrën e çdo atdhetari, kundër çdo denigrimi që i bëhej popullit të Kosovës.

“Këmbana që zgjoi vetëdijen liridashëse edhe në Prishtinë me 1 tetor, bëri që shumë studentë e studente të kapnin armët dhe t'i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në shërbim të idealit të çlirimit. Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj:Guximi për t'u ngritur mbi padrejtësinë

Kreu u AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook se 1 tetor 1997 është guximi për t'u ngritur mbi padrejtësinë dhe paralajmërimi për ndryshimin e madh. May be an image of 1 person

25 vite nga protesta studentore e vitit 1997

Sot bëhen 25 vite nga protesta më e madhe studentore e vitit 1997, e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP).

Protestat i kishte mbështetur edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Protestave iu prinë anëtarët e kryesisë së UPSUP-së në mesin e tyre edhe Albin Kurti që tani është kryeministër dhe bashkëpunëtorët e tij, Bujar Dugolli, Driton Lajqi dhe Muhamet Mavraj.

Sot Kryeministri Albin Kurti, do të bëjë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci.


MË SHUME NGA Lajme