Të hënën fillon mësimi, BSPK-ja pezullon grevën deri në janar të vitit 2023
Foto/ Venera Xhoxhaj
Lajme

Të hënën fillon mësimi, BSPK-ja pezullon grevën deri në janar të vitit 2023

Venera Xhoxhaj dhe Afet Bela / RTK

(E plotësuar, ora 14:10) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka marrë vendim që të pezullojë grevën e filluar një muaj më parë dhe nga dita e hënë do të fillojë mësimi, si dhe do të pezullohet greva në institucionet e tjera.

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka nis këtë konferencë duke e vlerësuar grevën si të ligjshmë. "Greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me qeverinë", ka thënë ai, raporton RTK.

Ndërsa Rrahman Jasharaj tha se pas një rrugëtimi të gjatë me veprime sindikale për të nxit dialog dhe plotësim të kërkesave të punonjësve u detyruam të futim në grevë. "Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjon grevë dhe të mos veproj si kësaj here", tha ai.

“Nga qeveria kërkojmë që të vazhdoj dialogun, të miratojë ligjin e pagave atë të sigurimeve shëndetësore. Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet por po pezullihet deri në janar të vitit 2023”, tha ai.

 

BSPK mban konferencë të jashtëzakonshme për medie

BSPK sot në orën 14:00  në Qendrën e Studentëve Salla “1 Tetori” mban konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Ndryshe SBAShK-u përmes një njoftimi mbrëm ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.  


MË SHUME NGA Lajme