Ministri Murati kërkon mbështetje për reformën gjithëpërfshirëse sociale
Foto/ Nga profili i Muratit në Facebook
Lajme

Ministri Murati kërkon mbështetje për reformën gjithëpërfshirëse sociale

Afet Bela/ RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se 25 mijë familje kanë marrë asistencën sociale të dyfishuar për muajin shtator, këtë javë që po lëmë pas dhe kjo sipas tij ishte njëra nga masat e pakos për përballje me inflacionin, që sadopak lehtëson barrën e atyre familjeve që më së shumti kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

“Mirëpo për të bërë zgjidhje afatgjatë për të rregulluar skemat sociale e pensionale, një reformë gjithpërfshirëse është e domosdoshme”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’, raporton RTKlive.

Murati ka kërkuar mbështetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta votuar një marrëveshje e cila i kërkon  2/3 të deputetëve për tu ratifikuar, për shkak se është marrëveshje ndërkombëtare

“Për këtë, na duhet miratimi në Kuvend i marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botërore, që parasheh reformimin e skemave sociale, dhe krijon regjistrin social e integron sistemet, gjë që hap rrugë edhe për reformën e sistemit pensional”, tha ai.

I pari i MFPT-së, bëri me dije se përr herë të tretë e kanë dërguar këtë marrëveshje në Kuvend, duke llogaritur, sipas tij se kësaj radhe do të gjej mbështetjen e nevojshme të 2/3 të deputetëve për tu ratifikuar.

“Janë rreth 100 mijë persona përfitues nga skema sociale dhe mbi 200 mijë përfitues të pensioneve të moshës e kontributive të cilët po presin që kjo marrëveshje të kalojë”, tha ai.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme