Hoti kritikon qeverinë për bllokimet e investimeve kapitale
Lajme

Hoti kritikon qeverinë për bllokimet e investimeve kapitale

Sh.Gashi/RTKlive

Vetëm pak orë, pasi Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka kërkuar votat e opozitës për një kredi, ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Ai ka reaguar përmes një njoftimi në rrjetin social ku kritikon qeverinë për bllokimet e investimeve kapitale.

"I kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën. I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë. E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer. Edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij ky është dështim total.

"Është dëm i madh për vendin çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje", tha ai.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme