Art, kulinari dhe letërsi, përmbyllet Java e Kulturës Kineze
Kulturë

Art, kulinari dhe letërsi, përmbyllet Java e Kulturës Kineze

ATSH

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u përmbyll të premten në mbrëmje Java e Kulturës Kineze, me panairin e kulinarisë, organizuar nga Ambasada e Kinës në Shqipëri, Ministria e Kulturës dhe bashkia Tiranë.

Qytetarë të shumtë por dhe turistë shijuan ushqimet e shijshme kineze dhe çajin kinez  si dhe u njohën gjithashtu dhe me literaturën e Kinës pasi në shesh ishin vendosur stenda me libra dhe revista.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, i cili vizitoi disa prej stendave, artistë, qytetarë dhe turistë të shumtë.

Javës Kulturore Kineze, nisi me ekspozitën historike fotografike e cila u çel në Muzeun Historik Kombëtar. Më pas në sheshin “Italia” u zhvillua një performancë Taiji, art marcial tradicional kinez.

Gjithashtu artistë kinezë performuan në sallën e Katedrales Ortodokse, së bashku me artistë të Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve.


MË SHUME NGA Kulturë