Agroturizmi mundësi e mirë për zhvillim ekonomik
A.Bela/RTKlive
(E plotësuar, ora 10:00) Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UBSHR-në sot ka organizuar tryezë të rrumbullakët - ``Kurorat e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizmit``. Kjo tryezë organizohet në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon dhe ndahet në dy panele.
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se kjo ngjarje është një mundësi e mirë për diskutime dhe për të ecur përpara. Ajo ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e komunal që janë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për zhvillimin e agroturizimit. Sipas saj është me rëndësi që të shtyhen përpara agjendat që fuqizojnë të gjithë banorët.
Diskutohet për agroturizmin si një mundësi për zhvillimin ekonomik
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UBSHR-në sot organizojnë Tryezë të rrumbullakët - ``Kurorat e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizmit``.
Kjo tryezë organizohet në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon dhe ndahet në dy panele.
“Në panelin e parë do të trajtohet tema e agroturizmit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të qyteteve, me fokus implementimin e projektit pilot të implementuar në Bashkinë e Tiranës në sektorin e agroturizmit në të gjitha komunat anëtare të UBSHR-së. Prej orës 10:30 fillon pjesa e dytë e tryezës në të cilën do të ketë fjalime të dy Kryetarëve Përparim Rama dhe Erjon Velijaj drejtuar të pranishmeve të tjerë”, njofton Komuna e Prishtinës.























