Manifesta solli rreth 100 mijë vizitorë deri më tani|Video
Kulturë

Manifesta solli rreth 100 mijë vizitorë deri më tani|Video

Fatos Cervadiku/RTK

Njëra ndër ngjarjet e cila i solli kryeqytetit shumë vizitorë ishte ajo e Bienales Evropiane.

Kjo ngjarje ka hyrë në muajin e fundit ku më 30 tetor do të mbyllet edhe zyrtarisht. Deri më tani është bërë e ditur se Manifesta është vizituar nga rreth 100 mijë vizitorë. Edhe gjatë ditës së sotme, njëra ndër pikat e saj në hotelin Grand kishte vizitorë të shumtë të huaj të cilët theksuan se panë gjëra interesante.

Më pak se 1 muaj kanë mbetur prej kur përmbyllet edhe Bienalja Nomade Evropiane, e cila për herë të parë u organizua në vendin tonë. Edhe këtë të diel, në njërën nga pikat më të frekuentuara, hotelin Grand, pati vizitorë. Ata treguan eksperiencën gjatë vizitës në këto hapësira.

“Shumë më kanë pëlqyer filmat e shkurtër, posaçërisht Dragonfly në bibliotekën kombëtare , është shumë mirë të shihet një fil;m me një tregim disi poetik i cili është xhiruar në një ndërtesë që është aty. Gjithashtu mendoj se kjo vepër pas meje është shumë”,tha Annabel Evans, vizitore.

“E kemi parë një film, të xhiruar nga studentët e Shkupit i cili më ka pëlqyer dhe mezi presim të eksplorojmë më tej dhe të shohim më shumë nga Manifesta”, tha Christof Schwenkel, vizitor.

“Kemi shumë shokë në Zvicër, të cilët janë nga Kosova dhe ata na kanë thënë të vijmë, posaçërisht për ta vizituar Manifestën dhe ajo që kam parë deri me tani është e mrekullueshme. Është më të vërtetë interesante pasi ka shumë gjëra të ndryshme, shumë pjesë që bashkohen siç janë gjëra artistike dhe politike. Me të vërtetë më pëlqen” thotë Timy Linger, vizitor.

Organizatorë të Manifestës kanë bërë të ditur se përgjatë kësaj kohe sa po vazhdon deri më tani Bienalja Evropiane ka sjellë në kryeqytet rreth 100,000 vizita.

Ndërsa muaji tetor do të jetë një muaj me shumë ngjarje në të gjitha hapësirat, ekspozitat dhe ndërhyrjet që janë të hapura prej së martës deri të dielën nga ora 10:00 deri në 20:00.


MË SHUME NGA Kulturë