Sonte ndriçohet "Sahat Kulla" në Prishtinë
Foto: dua.com
Kulturë

Sonte ndriçohet "Sahat Kulla" në Prishtinë

RTKlive

Restaurimit në Prishtinë tash e sa kohë i është nënshtruar edhe monumenti i njohur si `Sahat Kulla`.

Ky monument nga nesër do të jetë i ndriçuar. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nga ora 19:00 do të ndizen dritat e “Sahat Kullës”në Prishtinë.

Restaurimi ishte realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës, me Unionin Evropian dhe me UNDP Kosovën.

"Sahat Kulla ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar kështu në një nga pikat qendrore turistike të pjesës së vjetër të kryeqytetit”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.

 


MË SHUME NGA Kulturë