Ambasadori Petchpornprapas rikonfirmon mbështetjen e Tajlandës për Kosovën
Foto: Kuvendi i Kosovës
Lajme

Ambasadori Petchpornprapas rikonfirmon mbështetjen e Tajlandës për Kosovën

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Tajlandës për Republikën e Kosovës, Nipon Petchpornprapas.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, kryeparlamentari Konjufca e uroi ambasadorin Petchpornprapas për marrjen e detyrës, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e misioneve respektive diplomatike në shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ndërsa ambasadori Petchpornprapas e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për rritjen e bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme