Bislimi: Strategjitë e Qeverisë, funksionojnë si shtysë ndaj tjetrës
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Bislimi: Strategjitë e Qeverisë, funksionojnë si shtysë ndaj tjetrës

Fadil Sertolli / RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi tha se të gjitha strategjitë e Qeverisë, funksionojnë si shtysë ndaj njëra tjetrës dhe kontribuojnë në çuarjen përpara të një zhvillimi gjithëpërfshirës, në kuadër dhe të dy shtyllave të qeverisjes sonë, punësim dhe drejtësi, ku rritja dhe zhvillimi janë të qëndrueshme, me vëmendje të veçantë në mbrojtjen e shtresave të cenueshme të shoqërisë.

Këto komente, Bislimi i bëri në një takim Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

“Fillimisht, z. Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë, në fillim të mandatit të saj znj. Spence. Gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin e ngushtë me UNKT, u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta”, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e Zëvendëskryeministrit Bislimi.

Tutje vazhdon komunikata se Arnhild Spence shprehu gatishmërinë në vazhdimin e dhënies së kontributit të mëtejshëm nga UNKT për Kosovën.

“U diskutua mbi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe fokusin në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin e barabartë njerëzor, siguria dhe sundimi i ligjit e qeverisja e mirë, ku dhe u përgëzua puna e Qeverisë në draftimin e kësaj strategjie”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, thuhet se gjatë diskutimit është përmendur edhe ndarja e 150 milionë eurove për pakon për përballjen me inflacion, ndarja e 100 milionë eurove për subvencionim të energjisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme për studentët, pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale.

“U cilësua me rëndësi dhe u ritheksua objektivi i përbashkët i thellimit të bashkëpunimit, vazhdimi i përkrahjes nga ana e UNKT dhe arritja e qëllimeve lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, thuhet në fund të komunikatës. 

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme