Osmani: Gjermania mbetet shembull për botën demokratike
Lajme

Osmani: Gjermania mbetet shembull për botën demokratike

M.Miftari/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjetit social Facebook, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka deklaruar se kjo datë është e rëndësishme për gjithë Evropën.

Mes tjerash, presidentja konsideron se Gjermania është një shtet model në aspektin e promovimit të vlerave demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e zhvillimit ekonomik, ka qenë dhe vazhdon të mbetet shembull për botën demokratike.

Tutje, presidentja Osmani vlerësoi partneritetin e palëkundur që Kosova gëzon me Gjermaninë, teksa premtoi përkushtimin e qartë  për të ardhme të përbashkët në strukturat euroatlantike.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle