AAK: Penalizimi grevistëve nga qeveria, skandaloz
Lajme

AAK: Penalizimi grevistëve nga qeveria, skandaloz

M.Miftari/RTKlive

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate ka reaguar për vendimin e Qeverisë për moszbatimin e pagës për muajin shtator për grevistët.

Sipas kësaj partie, vendimi i qeverisë për të penalizuar mësimdhënësit grevistë "është të paktën skandaloz."

AAK vlerëson se shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale.

“Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu”, citohet, mes tjerash, në komunikatë.
Tutje, AAK konsideron se kjo qeveri nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, etj.

Më tej, kjo parti, përmes kësaj komunikate, shpreh përkrahjen e saj ndaj grevistëve, duke premtuar se në qeverisjen e ardhshme do të bëjë edhe kompensimin e punës së mësuesve gjatë viteve të ’90-ta.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme