Trio Kosova performon në "Kosova Kamer Fest edicioni i XXI -të"
Kulturë

Trio Kosova performon në "Kosova Kamer Fest edicioni i XXI -të"

Dafina Smajli / RTK

Trio Kosova performon në mbrëmjen e dytë të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale Kosova Kamer Fest.

Me tingujt e veprës për trio harqesh nga kompozitori Ludvig Van Beethoven në G-Dur filloi edhe mbrëmja e dytë e festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale "Kosova Kamer Fest edicioni i XXI -të".

Në ketë mbrëmje performoj Trio Harkore Kosova që përbëhet nga Sihana Badivuku në violinë, Blerim Grubi në violë, dhe Aristidh Prosi në violonçello.

I njëjti koncert u interpretua edhe për publikun në  Shkup mbrëmjen e së martës dhe u prit shumë mirë.

Koncerti mban emrin “Derek Han” për të përkujtuar veprën e tij, dhe kontributin e tij për bashkëpunim me Trion Harkore Kosova e cila u themelua nga viti 2003.

Qëllimi kryesor i Trios Harkore Kosova është promovimi i kompozitorëve tanë dhe të Ballkanit në festivalet Evropiane e botërore.


MË SHUME NGA Kulturë