14:25 / 06.10.2022
Lëndohet kryeparlamentari Glauk Konjufca
J.Musliu/RTKlive
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka pësuar një lëndim në këmbë.
Për këtë arsye, si rezultat i këtij lëndimi, ai s’do të dalë disa ditë në punë, për të kryer detyrat e tij zyrtare.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nuk do të jetë në Kuvend, në vendin e tij të punës dhe kjo për arsye shëndetësore.
“Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, tha Kusari-Lila.
Megjithatë, ajo nuk tregoi se në cilat rrethana, Konjufca ka pësuar këtë lëndim.























