Kurti komunikon në distancë me Stuart Peach, temë Kosova në BE e NATO
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Kurti komunikon në distancë me Stuart Peach, temë Kosova në BE e NATO

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në këtë bisedë me emisarin britanik, kreu qeveritar i ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabetë II.

Kur folën për Ballkanin Perëndimor, u theksua rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. 

Zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë komunikim nga distanca kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa Kosova të bëhet anëtar i plotë i NATO-s.

Tutje gjatë bisedës, kryeministri ka përsëritur faktin se Kosova ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

Kreu qeveritar përmes telefonit i ka treguar emisarit special të Mbretërisë së Bashkuar se pas pasojave ekonomike e energjetike si shkak i agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike, asaj për përballje me inflacionin si dhe masat e prezantuara të subvencionimit për efiçiencë të energjisë për qytetarët.​

 


MË SHUME NGA Lajme