Osmani: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, domosdoshmëri
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, domosdoshmëri

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Këtë presidentja e shtetit Vjosa Osmani e tha në kuadër të takimit që pati me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir gjatë pjesëmarrjes së saj në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian në Pragë. Aty u fol edhe për nevojën urgjente të përfundimit të procesit të liberalizimit.

Në këtë takim që pati e para e shtetit në kryeqytetin çek me kryeministren e Islandës, diskutoi për marrëdhëniet bilaterale, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfshirjen në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë bazuar në vlera të përbashkëta.

Presidentja ka falënderuar kryeministren Jakobsdóttir për mbështetjen që Islanda i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtarë.

“Presidentja Osmani kërkoi vazhdimin e mbështetjes islandeze edhe sa i përket anëtarësimit në Këshill të Evropës, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke qene se nga nëntori Islanda e merr kryesimin e Këshillit të Evropës”, thotë Presidenca 

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie.

Presidentja Osmani dhe kryeministrja Jakobsdóttir kanë folur edhe për rrugën euroatlantike të Kosovës, përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, si dhe nevojën urgjente të përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme