Osmani: Mësimdhënësit të paguhen nëse kompensohet mësimi
BKT
Foto: REL
Lajme

Osmani: Mësimdhënësit të paguhen nëse kompensohet mësimi

REL

Për grevën në arsim dhe mospagesën e mësimdhënësve ka folur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo konsideron se mësimdhënësit duhet të paguhen, nëse ka një premtim për kompensimin e planit mësimor të humbur gjatë grevës në muajin shtator.

Këto komente presidentja i ka bërë gjatë një interviste në Pragë për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë intervistë presidentja Osmani është deklaruar edhe për çështjen duke treguar pse nuk është duke ende Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ajo ka thënë se "mbështet çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës".

Ndërsa lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Osmani tha se është "optimiste e kujdesshme".

Kurse sa i përket moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit, presidentja thekson se “vendim bazohet në vendime diskriminuese të kohës së Millosheviqit" dhe shtoi se Kosova duhet të jetë "e kujdesshme për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë".


MË SHUME NGA Lajme