Jepet propozimi i parë për ministër të Shëndetësisë
BKT
Foto: Ministria e Shëndetësisë
Lajme

Jepet propozimi i parë për ministër të Shëndetësisë

J.Musliu/RTKlive

Vjen propozimi i parë se kush duhet të jetë ministër i Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo pozitë.

Enlirat Duraku, nënkryetar i Sindikatës së  Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, padeklaruar se qeveria e Kosovës duhet ta vendos një infermier në krye të kësaj ministrie.

“23 vite e deri më tani, shumica e ministrave ishin politik ose komunitetet jashtë profesionit të infermierëve”, thotë Duraku në një komunikatë të dërguar për media.

Ai deklaron se duhet të emërohet një infermier në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa të lejohet edhe kandidimi i infermierëve në konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

“Ju premtoj që nuk do zhgënjeheni nga rezultatet, pasi rezultatet pozitive deri më sot janë meritë e infermierëve”, ka deklaruar ai.

Sipas Durakut, sot ka edhe doktor shkence në infermieri, nëse është me patjetër kriter, gradimi akademik dhe aftësia menaxheriale në vend të inkompetencës dhe mangësive menaxheriale.

Një ditë më parë, ministri Rifat Latifi, dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme