U mbajt mbledhja e gjashtë për Kompleksin Memoririal “Adem Jashari”
Sh.Gashi/RTKlive
Sot në Prekaz u mbajt mbledhja e gjashtë me radhe pwr kompleksin “Adem Jashari”, njofton Zyra e Kryeministrit
Anëtarët e komitetit në këtë mbledhje miratuan hulumtimin shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Planit, që ishte prezantuar në mbledhjen pararendëse.
“Studimi i miratuar sot iu ishte dorëzuar secilit anëtar për shqyrtim dhe komente eventuale. Në këtë studim përcaktohen vizioni, objektivat e përgjithshme dhe qëllimet e veçanta, duke përfshirë rezultatet e pritura, kriteret e vlerësimit, vlerat e trashëgimisë kulturore, dhe udhëzimet për hartim të Master Planit sipas atributeve të zonave të caktuara”, thuhet në njoftim.
Me vendimin e sotëm, është përmbyllur hapi i parë i një procesi të rëndësishëm për mandatin e këtij komiteti dhe në të njëjtën kohë i është hapur rruga shpalljes së konkursit për Hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.























