Caktohet vendi, Eurovision 2023 do zhvillohet në Liverpool
BKT
Kulturë

Caktohet vendi, Eurovision 2023 do zhvillohet në Liverpool

/rtsh.al/

Liverpool është zgjedhur të mbajë konkursin më të madh të këngës në Europë Eurovision për vitin 2023. ‘Shtëpia’ e The Beatles do të organizojnë ngjarjen spektakolare më 13 maj, pasi mundi konkurrencën nga Glasgow.

Fitues ishte grupi nga Ukraina “Kalush Orchestra”, por vendi i tyre në pamundësisë për të mbajtur koncertin për shkak të luftës u vendos që të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

"Kjo është një ngjarje masive dhe sytë e botës do të jenë tek ne në maj, veçanërisht ata të miqve tanë në Ukrainë. Tani fillon puna me muaj për të organizuar festën më të mirë ndonjëherë. Ukraina - ju keni premtimin tim, ne do t'ju bëjmë krenarë”, tha Claire McColgan, drejtore e këshillit të qytetit të Kulturës në Liverpool.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se Liverpool "do të organizojë një shfaqje të paharrueshme që feston kulturën dhe krijimtarinë e pasur të Ukrainës".

Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, së fundmi në Birmingham në 1998. Por 2023 do të jetë hera e parë që konkursi do të jetë në Liverpool.


MË SHUME NGA Kulturë