Tahiri: Ekonomia me trende negative, Qeveri vepro
BKT
Lajme

Tahiri: Ekonomia me trende negative, Qeveri vepro

V.Thaçi / RTKlive

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në vend të konflikteve dhe ndasive mes qytetarëve, Qeveria e vendit duhet të shtojë unitetin nacional, veprimet urgjente e konkrete për përballimin e krizës.

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore ‘Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, Tahiri u shpreh se trendet negative në investime dhe konsum kërkojnë reagim urgjent nga ana e Qeverisë.

“Ekonomia me trende negative në mungesë të investimeve dhe konsumit, Qeveri, lëri fjalët vepro!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas tij raporti i Bankës Botërore ‘Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, paraqet indikacione negative në ngadalësimin e Bruto Prodhimit Vendor (GDP), në 3.1% në vitin 2022, e që sipas Tahirit do të pasohet me ngadalësimin e investimeve dhe konsumit privat.

“Në vend të konflikteve dhe ndasive mes qytetarëve, qeveria duhet të shtojë unitetin nacional, veprimet urgjente e konkrete për përballimin e krizës. Ne si përherë, i kemi ofruar alternativa dhe mbështetje në çështjet vitale shtetërore. Ky raport që është negativ për Kosovën, kërkon atë që ka kohë që po theksohet nga AAK, nevojën për mbështetje për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje si energjia dhe ushqimet, në fokus tek ata që cenohen më tepër”, ka theksuar Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme