Në 50-vjetorin e Baletit të Kosovës, Çeku premton mbështetje
BKT
Kulturë

Në 50-vjetorin e Baletit të Kosovës, Çeku premton mbështetje

V.Thaçi / RTKlive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për organizimin e festimit të 50-vjetorit.

"Gjysmë shekulli i Baletit Kombëtar të Kosovës u kremtua sonte me sjelljen në skenë të baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”. Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës së bashku me balerinë nga Teatri i Operës dhe Baletit në Shqipëri, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, na dhuruan emocione të fuqishme krenarie dhe na shpërfaqën shembullin se si ngritet një institucion me pasion, këmbëngulje e denjësi", ka shkruar Çeku në "Facebook'.

Ai tutje ka theksuar se edhe sonte 'u vërtetua që ende i kemi një borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve e skenografëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve për të mirë të baletit kosovar, e ajo është ndërtimi i një objekti ku Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në skenë shfaqjet e tyre në mënyrë të dinjitetshme'. 

"Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për organizimin e kësaj ngjarje ashtu siç i ka hije festimit të 50-vjetorit, nderimin e brezit të parë të balerinëve e balerinave dhe mbylljen e mrekullueshme me të ardhmen e vendit tonë, balerinët e balerinat e reja që na dhanë emocion të veçantë me performancën e tyre", tha Çeku.


MË SHUME NGA Kulturë