KFOR-i nga sot me komandant të ri, shkon Kajari vjen Ristuccia
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

KFOR-i nga sot me komandant të ri, shkon Kajari vjen Ristuccia

A.Bela / RTKlive

Sot në shtabin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Prishtinë mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII.

Ceremonia fillon ne ora 10:00, në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovafilm, në Prishtinë.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. MUNSCH, do të kryesojë ngjarjen, njofton Zyra e KFOR-it për Marrëdhënie me Publikun .

Sipas njoftimit Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc KAJÁRI, do t'ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele RISTUCCIA.


MË SHUME NGA Lajme