Osmani: FSK po zhvillohet me standarde të NATO-s
BKT
Foto/ Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani: FSK po zhvillohet me standarde të NATO-s

Fadil Sertolli / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim admiralin, Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës, bëhet e ditur se në takim me admiralin Munsch, presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.

Presidentja Osmani e njoftoi admiralin Munsch se "Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s". Presidentja Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale, thuhet në njoftim.

Në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.


MË SHUME NGA Lajme