Marrëveshje për heqje vizash për pasaportat diplomatike Kosovë-Bangladesh
BKT
Foto: MPJD
Lajme

Marrëveshje për heqje vizash për pasaportat diplomatike Kosovë-Bangladesh

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Popullit të Bangladeshit mbajtën konsultimet e para politike.

Në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka u mbajtën konsultimet politike udhëhequr nga zëvendësministri i punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, Masud Bin Momen.

Siç bëhet e ditur nga MPJD-ja Ahmeti, e njoftoi delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen.

Gjatë takimit u diskutua për Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal.

Pas takimit Ahmeti dhe Momen nënshkruan Marrëveshjen e Heqjes Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Zyrtare.


MË SHUME NGA Lajme