Krasniqi në Romë, pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur
BKT
Foto: MAPL
Lajme

Krasniqi në Romë, pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me ftesë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur - OGP, po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali, ku po zhvillohet takimi regjional evropian i OGP-së.

Në njoftimin e MAPL-së thuhet se ministri kosovar pritet që gjatë sesioneve të zhvillojë takime me personalitete të larta shtetërore, anëtarë të shoqërisë civile dhe bizneseve për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, agjendën e gjelbër dhe përkrahjen për Republikën e Kosovës në procese të rëndësishme siç është edhe anëtarësimi në OGP.

MAPL-ja ka përfunduar planin nacional të veprimit dhe angazhimi për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur - OGP është prioritet duke u bazuar në rëndësinë e qeverisjes së hapur, llogaridhënëse dhe transparente.


MË SHUME NGA Lajme