LDK përgatitë rezolutë kundër dhunës seksuale
BKT
Foto: LDK
Lajme

LDK përgatitë rezolutë kundër dhunës seksuale

J.Musliu/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës është në përgatitje të një rezolute, të cilën do ta dorëzojë në Kuvend. 

Rezoluta ka për qëllim të trajtimit më efektiv të rasteve të dhunës seksuale dhe ngacmimit seksual, nga mekanizmat ekzistues institucionalë në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të ketë zero tolerancë për këto raste.

Me një komunikatë për media, LDK delaron se si parti do të angazhohet fuqimisht në identifikimin dhe adresimin e të gjitha mjeteve të nevojshme përmes rrugëve institucionale.

“Kjo, për të shtyrë përpara procese që përfundimisht do të ndihmojnë në adresimin e barrierave ligjore dhe institucionale që pengojnë sundimin e ligjit në këtë drejtim", thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kohëve të fundit në Kosovë janë shtuar raportimet për ngacmime dhe dhunës seksuale.

 


MË SHUME NGA Lajme