Kosova fillon të ofrojë shërbime konsullore në Bangladesh
J.Musliu/RTKlive
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit, u bë përurimi i shërbimeve konsullore.
Pas fjalës përshëndetëse nga ambasadori, Güner Ureya dhe Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shabbir Ahmad Choëdhury, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme e Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, Meliha Iqbal, e cila do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që do të mbahet në këtë muaj në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë ngjarje, ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore të Bangladeshit si dhe ambasadorë dhe diplomat të akredituar në Bangladesh.
Një ditë më parë, Kosova dhe bangladeshi nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për diplomatët kosovarë që vizitojnë këtë vend të Azisë.























