Molliqaj propozon model të ri të taksave
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Molliqaj propozon model të ri të taksave

M.Miftari

Kryetari i Partisë socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një konferencë për medie theksoi se problemi kryesor që ka shkaktuar kriza të vazhdueshme ka qenë modeli qeverisës.

Sipas tij, duhet përmbyset ky model i qeverisjes, para se të përmbysen njerëzit. Ai më tej  vlerësoi se një model i tillë është zbatuar në dy faza:  E para konsiston në privatizimin, që, sikundër vlerësoi ai, ishte një shpresë e rrejshme, ngase ishte model i gabuar dhe, rrjedhimisht, me rezultate të gabuara; faza tjetër është korrupsioni, si një e keqe tjetër e rrejshme, ngase doli që ishte e pavërtetë, ngase gjendja në terren nuk po ndryshon, raporton RTKlive.

“Ne, si PSD, konsiderojmë se problemi kryesor i keqqeverisjes në Kosovë është shpërndarja e të mirës publike nuk është e drejtë, ngase nuk bëhet në mënyrë të barabartë, në mënyrë të njëjtë”, deklaroi Molliqaj.

Ai konteston idenë klishe se buxheti i shtetit mbushet nga njerëzit që kanë shumë, ndërkohë që, sipas tij, buxheti mbushet nga TVSH-ja e akciza deri më 62 % nga qytetarët e vendit.

Lidhur me këtë, Molliqaj propozoi modelin tjetër të taksimit: e para që ka të bëjë trashëgiminë, taksë e trashëgimisë, në një shkallë progresive, ku bën rritje të kohezioni social; taksa në dividentë që jemi i vetmi shtet që nuk taksohemi në dividentë, ku më së shumti përfitojnë bankat me 33 %; taksa në korporata ku taksa të jetë 23%.

Tutje ai përmendi fondin e sigurimit social, përmes të cilit do të përfshihen njerëzit që mbesin pa punë deri në 6 muaj, pastaj pushimi i grave lehona, me ç’rast përmendi faktin se mbi 70% e grave nuk janë në tregun e punës.


MË SHUME NGA Lajme