“Njiheni policinë tuaj”, lansohet projekti i ri i Policisë së Kosovës|Video
BKT
Lajme

“Njiheni policinë tuaj”, lansohet projekti i ri i Policisë së Kosovës|Video

Valjete Shala /RTK

Policia e Kosovës në kuadër të strategjisë së integruar të policimit, ka lansuar të premten projektin e policisë në lagje "Njiheni policin tuaj".

Me anë të implementimit të këtij projekti, synohet rritja e mëtejme e bashkëpunimit dhe partneritetit me qytetarët dhe krijimin e mundësisë për qytetarët e interesuar qe të njohin policët e lagjes së tyre.

Në kuadër të strategjisë së integruar të policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi, në Prishtinë është lancuar projekti "Njiheni Policin Tuaj", përmes pasaportës apo kartelës policore të përgatitur për policët e lagjes.

‘Përmes këtij ridizajnimi, Policia do të jemi më transparent dhe më afër qytetarëve, që punojnë me ta në komunitet, hetime e patrullime. Në strategjinë e re që është hartuar me vitin 2021- 2025, është paraparë po ashtu edhe dizajnimi i stacioneve policore dhe shërbimeve që përfshinë edhe marrjen e informacioneve dhe pastaj adresimin e tyre”, ka thënë Gazmend Hoxha- drejtor i Departamentit për Operacione.

“Synimi i Policisë, është përmirësimi i sigurisë publike dhe ngritja e bashkëpunimit në nivel lokal dhe rajonal. Zotohemi për një implementim profesional”, shtoi tutje Fehmi Gjata- drejtor i Drejtorisë rajonale në Prishtinë.

E Baki Kelani - zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha se me anë të këtij projekti, policia synon të rris bashkëpunimin me qytetarët.

Ky projekt i cili filloi së implementuari fillimisht në dy drejtoritë rajonale policore atë të Prishtinës dhe të Mitrovicës Veri, pritet të vazhduar edhe në të gjitha rajonet dhe stacionet policore.


MË SHUME NGA Lajme