Mbahet Samiti i parë për lumenjtë e Kosovës
BKT
Lajme

Mbahet Samiti i parë për lumenjtë e Kosovës

Valjeta Shala/RTK

Nën organizimin e KOSID (Konsorciumi kosovar i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm) dhe Riverwatch, mbahet Samiti i parë për lumenjtë e Kosovë ku tema e këtij Samiti është: “Lumenjtë e Kosovës dhe mbrojtja e tyre”.

Samiti përkrahet nga organizata të shoqërisë civile. Samiti për lumenjtë mbledhë aktivistë, ekspertë ligjore, OJQ-ve dhe përfaqësues të tjerë.

Ky është samiti i parë i këtij lloji.

Dajana Berisha, nga KOSID tha se çdo digë që ngremë për ta ndryshuar rrjedhën natyrale të lumenjve kërcënon natyrën dhe njerëzimin.

“Lumenjtë na bashkojnë dhe ky është mesazhi për të gjithë”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se shumica e lumenjve në Kosovë janë të shfrytëzuara për ndërtimin e kapaciteteve energjike, derisa shtoi se rritja e kërkesave ekonomike për të shfrytëzuar, ka shkaktuar degradim dhe cenuar standardin jetësor të qytetarëve.

“Këto veprime kanë shkaktuar zvogëlimin apo qasjen në burime ujore. Zvogëlimi i resurseve ujore është fenomen që po haset në Kosovë. Planifikimi i politikave dhe strategjive tjera shpesh herë janë dokumente që hartohen dhe implementohen në mënyrë të zhdrejtë”, deklaroi ajo.

 “Problematikë tjetër është edhe problemi politik dhe normalizimi me Serbinë për çështjen e Ujmanit. Kosova është gjithmonë më e ndjeshme sa i përket thatësirës. Kosova ka kornize por ka nevojë që ta zbatojë në teren, sidomos në aspektin e lejeve te hidrocentraleve", tha, mes tjerash, Dajana Berisha.

Ndërkaq panelisti i dytë, nga “Riverwatch”, Ulrich Eichelmann, foli për lumenjtë në rajon dhe gjetiu, si në Gjermani, Austri, etj.

" Ja vlen te mblidhemi si këtu e të flasim e të bëjmë objektivat më reale. Nuk është hera e parë që jam këtu. Nga përvojat në teren, në Kosovë kam parë degradim.

Kjo është një hartë që po e prezantoj nga lumenjtë në Ballkan. Çdo gjë në të kaltër është e paprekur dhe në të kuqe, keq ose dobët. 25% e lumenjve me të kaltër janë në Kosovë.

“Lumenjtë në Gjermani janë të paprekura. Në Vjenë, ashtu edhe në vende të tjera. Lumenjtë e Ballkanit janë zemra e Ballkanit, sepse shumë pak kanë mbetur. Nga të dhënat e fundit biodiversiteti kemi humbur 67% te specieve. Lumenjtë në Ballkan janë të rëndësishëm për pjesën tjetër të Evropës dhe kjo është prespektiva që e kemi”, tha ai eksperti për lumenjtë nga “Riverqatch”.

Në këtë samit edhe panelistë të tjerë diskutuan për konfliktet për Hidrocentralet në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme