Szunyog i gëzohet ratifikimit të 3 marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi
J.Musliu/RTKlive
Kuvendi i Kosovës miratoi dje marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në programet “Fiscalis” dhe “Doganta” të BE.
Gjithashtu, edhe marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur miratimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Parlamenti, raporton RTKlive.
“I lumtur dhe mirënjohës për këtë zhvillim”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Ai deklaroi se me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me BE-në.
Kuvendi i Kosovës ishte në thumb të kritikave të Raportit të progresit, i publikuar disa ditë më parë. Aty specifikohet e Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet shpesh jofunksional për shkak të mungesës së kuorumit, duke bërë të pamundur vazhdimin dhe mbajtjen e seancave.
























