Falja e ndëshkimeve gjatë pandemisë, të enjten në Kuvend
M.Sh/RTKlive
Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, ndërsa ndër pikat e rendit të ditës është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.
Këtë e konfirmoi para medieve shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, sipas të cilës, seanca e radhës do të mbahet me 20 tetor në ora 10:00
Po ashtu në rend dite, sipas saj, është edhe Projektligji për mbështetjen për punën publike dhe ai për Masat e përkohshme për produktet themelore në treg, që përfshin vendosjen e çmimit tavan për produktet themelore.
Kryesia e Kuvendit ka miratuar edhe kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të miratuar një rezolutë kundër sulmeve seksuale, derisa në rend dite në seancën e ardhshme është edhe; Shqyrtimi i raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021























