Hapet ekspozita “Mos harro“ e Ragip Zekollit
Sh. Gashi/RTKlive
Ekspozita “Mos harro” e historianit Ragip Zekolli e cila përfshinë dhunën, terrorin dhe gjenocidin serb në arsimin e Kosovës, është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Vetë autori ka thënë se nëpërmjet kësaj ekspozite synon të troket në ndërgjegjen e atyre që kanë shkaktuar kaq shumë dhembje.
“Kjo ekspozitë dëshirojmë që të troket në ndërgjegjen e njerëzve që i kanë kryer këto krime. Gjithashtu një lehtësim për familjaret që i kanë humbur më të dashurit e tyre. Kjo ekspozitë pas 22 vitesh paraqet dhunën, terrorin dhe gjenocidin serb në arsim. Këtu jam munduar ti sjellim fotografitë e shkollave të shkatërruara dhe rrënuara dhe shumëçka tjetër nga ajo kohë, e rënda edhe kjo 1 shtatori i vitit 1999 kur filloi mësimi në gjimnazin ‘Jeta e Re’, derisa në sallën e edukatës fizike u paraqiten përherë të parë gjurmët e kufomave dhe filloj të bëhej identifikimi i tyre ”, tha Zekolli.
Zekolli i ftoi të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ekspozitë e cila vazhdon të mbetet e hapur.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























