Shtyhet për të martën pagesa e pensioneve
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se arsye e shtyrjes së pagesës së pensioneve është aplikimi i shtesës prej 100 euro për çka ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022. Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kjo ministri ka siguruar pensionistët se stafi po punon intensivisht që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites.























