Botohet monografia `Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën`|Video
BKT
Kulturë

Botohet monografia `Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën`|Video

Elmine Osmani/ RTK

Sot u prezantua monografia ‘Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën’ e autorit Sali Bytyçi.

Monografia "Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën" e autorit Sali Bytyçi u vlerësua lart nga studiues të letërsisë. Kjo monografi ngërthen në vete veprimtarinë letrare të poetit të ndjerë Ali Podrimja.

''Nisma për tu marrë me krahasimet e varianteve dhe versioneve të se njejtës vepër janë te guximshme dhe shumë sfiduese për çdo studiues të letërsisë shqipe. Një nga këta të rrallë që ka marrë guxim të sfidoj veten me një ndërmarrje të tilë është Sali Bytyci, tha dr. Fadil Grajqevci, studiues i letërsisë.

Kurse dr. Arben Hoxha, studiues i letërsisë deklaroi se ''Vepra më e re e Sali Bytycit "Drithëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën" sjell para nesh efektet negative që prodhon arti letrar kur ai i nënvendoset dëshirimit të një vullneti që drejtohet nga parimi i vullnetit dhe arsyjes instrumentale".

Ndërkaq, autori i librit, Salih Bytyçi tha se Podrimja mbetet një nga figurat e rralla që në kohët më të vështira të shqiptarëve është marrë me poezinë.

''Ky poet krijimtarinë e tij e filloi në etapën e dytë të përiudhës letrare 1945-2000 si 15 vjecar. Më 1957 etapë në të cilën poezia shqipe e Kosovës ende vazhdonte të krijohej sipas poetikës së realizmit socialist. Në këtë kohë edhe letërsia e Kosovë kishte edhe më pak se një dekadë jetë'', shtoi Bytyçi.

Ali Podrimja lindi më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Autor i shumë librave me poezi, ai çmohej si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Përveç poezisë, ai njihej edhe për shkrimin e eseve dhe tregimeve që e kishin bërë fitues të shumë shpërblimeve të ndryshme letrare. 


MË SHUME NGA Kulturë