"Kronika e librit" prezanton tituj të rinj| Video
BKT
Kulturë

"Kronika e librit" prezanton tituj të rinj| Video

Sh. Gashi/ RTKlive

Gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi-Fazliu, edhe këtë të mërkurë ka bërë paraqitjen e titujve të rinj.

Çdo javë gazetarja Alketa Gashi-Fazliu për adhuruesit e librave paraqet pesë tituj të ri të veprave të pesë autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Në këtë javë ajo ka paraqitur librin "Kirurgjia për infermierë" të autorit Luan M. Jaha, pastaj librin "Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa tjera të mërgatës" të autorit Idriz Lamaj, "Big Magic" nga Elizabeth Gilbert, "Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit", nga Radovan Starc dhe Hetem Ramadani, dhe në fund një libër për fëmijë me titull "Magjistarët e dikurshëm" nga Cressida Cowell.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Kulturë