13:25 / 19.10.2022
Kosova dhe Shqipëria me angazhim të përbashkët për sigurinë në rajon
N.Mekolli /RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në vizitë Zëvendësministren e Brendshme të Shqipërisë, Romina Kuko e cila është shoqëruar nga Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizimit të Dhunshëm, Denion Meidani dhe Shefi i Divizionit për Siguri, Ermal Jauri.
Mehaj. në një postim në Facebook, ka premtuar se Kosova dhe Shqipëria bashkërisht do të angazhohen për sigurinë dhe mbrojtjen, jo vetëm të dy vendeve, por të gjithë rajonit e më gjerë.
“Me këtë rast, me Zv.Ministren Kuko, diskutuam për procesin e realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mjedisin aktual të sigurisë dhe sfidave transnacionale”, ka shkruar Mehaj.
























