Albright: MCC vazhdon mbështetjen për popullin e Kosovës
M.Shefkiu/RTKLive
Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) do të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin kosovar. Kështu ka deklaruar drejtoresha e MCC-së, Alice Albright, gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën ka diskutuar rreth implementimit të Programit Kompakt me vlerë prej 236 milionë dollarësh.

“Programi Kompakt është investim domethënës për kokë banori, dhe tregon jo vetëm marrëdhënien e ngushtë mes ShBA-ve dhe popullit të Kosovës, por edhe gatishmërinë e MCC-së për të punuar ngushtë me Qeverinë për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për qytetarët”, ka deklaruar Albright, thuhet në njoftimin e ME.
Po ashtu, ministrja Rizvanolli ka njoftuar drejtoreshën Albright rreth hapave që Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u siguruar që projekti do të implementohet në mënyrën më të shpejtë dhe më të mirë të mundshme.
“Deri më tash Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen në Kuvend në kohë rekord, ka formuar dy grupe punuese ku janë përzgjedhur ekspertë e profesionistë, të cilët do të shtyjë punën para, si dhe ka dedikuar vëmendjen e plotë të stafit tonë për t’u siguruar që nuk do të ketë asnjë ngecje në proces”, ka theksuar Rizvanolli, transmeton RTKlive.