‘TOK’, shfaqje teatrale për të rritur ndjeshmërinë ndaj natyrës
ATSH
Në Arturbina është shfaqur mbrëmë pjesa teatrale ‘TOK’, me regji të Altin Bashës dhe e shkruar nga Ledian Gjeci e Benada Mulla.
Shfaqja është event që zhvillohet në kuadër të “Tetorit Gjerman” e që ka mbështetjen e ambasadës gjermane, GIZ Albania e Ministrisë së Kulturës. Ajo ka për tematikë mbrojtjen e mjedisit dhe se si duhet të jemi më të ndjeshëm ndaj natyrës.
Qëllimi është të ndërgjegjësohemi nëpërmjet artit të teatrit duke i bërë njerëzit të reflektojnë për mënyrën se si kontribuojmë në ruajtjen e planeti dhe ekuilibrave të tij. Pjesa është e ndërtuar mbi dialogje që interpretohen nga aktorë të rinj të talentuar, si Arba Shtëmbari, Ervis Saliasi, Egzona Ademi, Denis Kurushi, Françeska Hysi dhe Ermir Hoxhaj.
Pas shfaqjes teatrale u organizua edhe një panel diskutimi dhe reflektimi me temën “Fit 4 Green”, me pjesëmarrje dhe kontribute nga partnerë institucionalë si MeFE, Parlamenti Shqiptar, shoqëria civile, grupe rinore.
Shfaqja ‘TOK’ do të vihet në skenë edhe ditën e sotme.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të një serie ndërhyrjesh në nivele të ndryshme që GIZ Albania ka ndërmarrë për rritjen, ndërgjegjësim dhe ndryshimin e sjelljes për qasjen dhe qëndrimet “Green”.























