Osmani: Fuqizimi i grave është agjendë shtetërore
BKT
Lajme

Osmani: Fuqizimi i grave është agjendë shtetërore

B. H. / RTKlive

Presidentja Osmani priti në takim zëvendës presidenten e Palaut, J. Uduch Sengebau Senior: Fuqizimi i grave agjendë shtetërore dhe globale

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëspresidenten e Palaut, njëherësh ministre e Drejtësisë, J. Uduch Sengebau Senior.

Sipas njoftimit të presidencës, takimi me zv.presidenten Sengebau Senior është në funksion të konfirmimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dy shteteve dhe zotimit për thellimin e tyre.

“Zv.presidentja e Palaut, Sengebau Senior do të jetë një nga pjesëmarrëset e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilën gjë presidentja Osmani e ka falënderuar. Sipas presidentes Osmani, fuqizimi i grave është agjendë shtetërore dhe globale, njëkohësisht. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se fuqizimi ekonomik i grave ka rol përcaktues në avancimin e pozitës së tyre”, thuhet në njoftim.

Në këtë kuadër, Osmani vuri fokusin në edicionin e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili sipas saj është një mundësi e mirë për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të njohur dhe promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribuuar në mënyrë thelbësore në proceset e paqes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit të presidencës vizita e Sengebau Senior është dëshmi e marrëdhënieve të mira dypalëshe, ndaj në këtë kontekst Osmani e ka falënderuar Palaun për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të konsolidimit dhe forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Në fund të njoftimit theksohet se presidentja gjatë takimit ka potencuar se marrëdhëniet me Palaun kanë potencial për zgjerim në shumë fusha me interes të përbashkët, si në bashkëpunim ndërparlamentar, tregti, turizëm e kulturë.


MË SHUME NGA Lajme