Chelsea sakrifikon Jorginhon ose Kante për De Jong
BKT
Sport

Chelsea sakrifikon Jorginhon ose Kante për De Jong

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Chelsea e ka kaluar Manchester Unitedin dhe Liverpoolin në garën për të transferuar mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, raportojnë mediat britanike, transmeton RTKLive.com.

‘Blutë’ e Londrës janë futur furishëm në negociatat me mesfushorin holandez.

Chelsea është gati të sakrifikojë Jorginhon ose N'Golo Kanté për transferimin e De Jong.

Reprezentuesi holandez thuhet se është duke e shikuar mundësinë e largimit nga katalonasit, duke pasur parasysh se 'Blaugranat’ janë afër eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Chelsea dhe Barcelona siç raportohet se do të kërkojnë të arrijnë marrëveshje për transferimin e holandezit në Londër para Kupës së Botës ‘Katar 2022’.