Presidentja Osmani takoi liderët e Luginës së Preshevës
V.Thaçi / RTKlive
Presidentja Osmani ka filluar takimin me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.
Ndryshe ky takim vjen pas takimeve që liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës i kanë pasur në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, raporton RTKlive.
Presidentja Osmani ditëve të kaluara edhe në takimet që e i kas pasur me mysafirët ndërkombëtar, ka kritikuar qasjen e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut.
E para e vendit ka përmendur çështjen e çregjistrimit të shqiptarëve në Luginë, si shkelje e rëndë e drejtave të njeriut që Serbia po u bën shqiptarëve.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

























